Para pak minutash janë ndezur flakadanët e lirisë në Prekazin e Adem Jasharit, ku kjo natë njihet edhe si “Nata e Zjarreve” që shënon edhe përmbylljen e manifestimit tre ditor të Epopesë së UÇK-së, shkruan Drenica Press.

Pikërisht para 21 vitesh ra  Komandanti Legjendar Adem Jashari së bashku me  familjen e tij 59 anëtarëshe.

Sikur edhe dy ditët e kaluara edhe sot Prekazi vlonte nga vizitorët e shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, ku përkulëshin para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, duke treguar mirënjohjen e thellë për sakrificën sublime të familjes Jashari./DRENICA PRESS.