Gjatë muajit Qershor 2019 territori i Kosovës u godit nga një stuhi e fuqishme e cila rezultoi me breshër dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme posaqërisht në pemishte në disa regjione te vendit tonë. Temperaturat e larta të cilat mbizotruan për disa ditë me radhe me +35°C rezultuan me shfaqjen e stuhive me shi dhe breshër, të cilat ishin shumë të dëmshme për shumë kultura bujqësore të cilat i kultivojnë bujqit Kosovarë.

Ndryshimet e fundit klimatike kanë sjellë ndryshime të papritura të motit, me rrezikshmëri të lartë sidomos në dekadën e fundit. Për derisa të gjitha kushtet e motit paraqesin rrezik, breshëri është i pazakontë sepse mund të shkatërrojë një pjesë të një fushe duke lënë pjesën tjetër praktikisht të paprekur, është e vështirë të parashikohet dhe ndodh papritmas.

Breshëri – është një fenomen i zakonshëm meteorologjik, i cili është vazhdimisht i pranishëm me frekuencë dhe ashpërsi të lartë. Zakonisht ndodhë gjatë “muajve të ngrohtë të vitit”, duke filluar nga Maji deri në Gusht.

Si rezultat i breshërit ne përballemi me shumë sëmundje që shfaqen në fruta të ndryshme, dhe shembull për këtë situatë do të jetë sëmundja e Kromës te molla pas breshërit – e cila është një sëmundje e pemëve Malus, që prek pemët si molla, dhe e shkakton kërpudha ascomycete Venturia inaequalis qe shfaqet menjëherë pas stuhisë së breshërit në pemishte. Sëmundja manifestohet me lezione të zeza ose gri-kafe në sipërfaqen e gjetheve të pemës, sytha ose fruta. Frutat dhe pjesët e brendshme të gjetheve janë veçanërisht të ndjeshëme.

Duke i pasur parasyshë situatat e tilla të motit dhe rrezikun nga breshëri, nga takimet tona të përbashkëta me fermerët, ata kërkuan të dizajnohen produkte të reja tradicionale të sigurimeve që do të mbrojnë fermat e tyre nga breshri. Projekti i ECA – Agri Finance në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, përveç Produkteve të Sigurimeve të Indeksit filloi me zhvillimin dhe dizajnimin e produkteve të reja tradicionale të sigurimeve që mbulojnë rrezikun nga breshëri.

Në procesin e dizajnimit janë dy produkte të reja kundër ndikimit të breshërit në pemët e mollës dhe vreshtat e rrushit si dy fruta kryesore të kultivuara në Kosovë. Ky produkt i sigurimit do të sigurojë mbrojtje kundër dëmtimeve fizike nga breshëri, dhe në shumë raste do të mbuloj edhe rrezikun për sëmundje të caktuara të cilat rezultojnë si ndikim i breshërit. Gjatë kësaj periudhe projekti ka filluar me trajnimin e 25 vlerësuesve të dëmeve, të cilët do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbimet e tyre për kompanitë e sigurimeve për llogaritjen e humbjeve në pemishtet për shkak të ndikimit të breshërit. Deri në fillim të vitit të ardhshëm, dy produkte të reja do të jenë në dispozicion për fermerët për të mbrojtur të kulturat e tyre nga rreziqe të tilla si breshri.

Muaji Qershor karakterizohet me shitjen e polisave të sigurimit indeks për Mjedrat

Gjatë muajit qershor, në rajonet e ndryshme të Kosovës u organizuan takime të shumta të ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurimit bujqësor për mjedër. Pas shpalljes së Programit të Zhvillimit Rural 2019 nga MBPZHR dhe futja e sigurimit bujqësor për mjedër si masë e re nga ky vit, fermerët këshillohen të blejnë polisat e sigurimit dhe të mbrojnë pemët e tyre nga temperatura e lartë gjatë periudhës së verës që mund të ndikojë në zvoglimin e rendimentit për kulturat e mjedres.

Më 13 Qershor, në kuadër të projektit ECA-Agri Finance, u organizua një “Ditë e hapur për sigurimin e mjedrave” nga MBPZHR, IFC-ja dhe zyra lokale e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Podujevës. Më shumë se 30 fermerë morën pjesë në këtë takim dhe patën mundësinë të marrin informacion rreth procedurës se si të blihet një polisë e sigurimit. Dy kompani të sigurimeve “Elsig” dhe “Kosova e Re” ishin present në këtë ngjarje si dhe patën mundësinë të lëshojnë polisa të sigurimit për fermerët e interesuar të Podujevës.

Ndërsa procesi për blerjen e një polise të sigurimi është shumë i thjeshtë, më poshtë janë të ilustruar shembujt që do të shpjegojë fermerët se çfarë lloj dokumentesh janë të nevojshme për të blerë një polisë sigurimi dhe për të marrë 50% subvencionim të primeve të sigurimit:

1. Për fermerët ekzistues të regjistruar në Agjencinë për Zhvillim Rural si përfitues – të jenë në gjendje të blejnë një polisë sigurimi ata duhet të ofrojnë këto dokumente: Letërnjoftimin, NIF dhe detajet e llogarisë bankare. Me polisën e sigurimit të lëshuar fermeri do të vizitojë zyrën e zhvillimit rural dhe të paraqesë kërkesën për subvencionimin e 50% të primit të sigurimit.

2. Për fermerët e rinjë që dëshirojnë të gëzojnë të drejtën për subvencionim për kg të mjedrës së prodhuar dhe 50% të primit të sigurimit, ata duhet të ofrojnë këto dokumente: Letërnjoftimin, NIF dhe Detajet e llogarisë bankare tek kompanitë e sigurimeve. Por, për Agjencinë për Zhvillim Rural ata duhet të kenë edhe këto dokumenta shtesë: NIF, Certifikata Kadastrale, Çertifikata e Pagesës së Taksave dhe Konfirmimi nga banka për llogari bankare aktive.

Sa do të kushtojë një polisë e sigurimit për mjedër?

Çmimi i polisës së sigurimit për mjedër varet dhe është i ndryshëm nga një rajon në tjetrin në Kosovë. Por, meqë Komuna e Podujevës është një nga rajonet më të njohura për kultivuesit e mjedrës, ne do të ilustrojmë një shembull nëse fermeri nga ky rajon do të donte të siguronte 0.20 ha të fermës.

Ku mund të blihen polisat e sigurimit?

Kompanitë e sigurimeve “ELSIG”, “Kosova e Re” dhe “Siguria” janë kompanitë e para që kanë filluar të shesin polica të sigurimit bujqësor. Rrjeti i mirë i degëve të këtyre kompanive do t’u mundësojë fermerëve të kenë qasje të shpejtë në sigurime. Agjentët e shitjes janë të trajnuar mirë dhe janë të gatshëm t’i shërbejnë të gjithë fermerëve të interesuar. Çmimet për polisat e sigurimit janë të njejta me të gjitha kompanitë e sigurimeve dhe nuk ka nevojë që fermeri të marrë oferta dhe të përpiqet të gjejë çmimin më të mirë.