Një tjetër viktimë është shënuar nga i ftohti në Pogradec.

Mësohet se një person ka humbur jetën në fshatin Selcë e Sipërme. Viktima është Ajet Zikollari 53-vjeç.

Sipas banorëve të zonës, Zikollari kishte shkuar për të marrë ushqime për familjen me një gomar në Proptisht, por nuk ishte kthyer.

Familjarët dhe të afërmit e tij nisën kërkimet, pasi 53-vjeçari nuk ishte kthyer prej dy ditësh. Pasditen e djeshme ai është gjetur i ngrirë në dëborë. /Top Chanel