Ndërroi jetë ish presidenti amerikan, George H.W. Bush

Ish-presidenti i SHBA-ve George Herbert Walker Bush ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare në Teksas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Loading...

Lajmi për vdekjen e George Herbert Walker Bush, presidentit të 41-të të SHBA-ve i cili ndryshe njihet edhe si “Babai Bush”, është dhënë nëpërmjet një deklarate me shkrim të bërë nga djali i tij presidenti i 43-të i SHBA-ve George W. Bush.

Bush që prej disa kohësh ishte duke marrë trajtim mejkësor, u nda nga jeta në Houston të Teksasit.

Në deklaratën e presidentit të 43-të George W. Bush thuhet se “Jeb, Neil, Marvin, Daro dhe unë njoftojmë me keqardhje se babai ynë Bush vdiq pas 94 vitesh të mrekullueshme të jetës së tij. George H.W. Bush kishte një karakter të lartë dhe ishte babai më i mirë që një djalë mund të dëshironte”.

Bush Ishte presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mes viteve 1989 – 1993 dhe ai zuri një vend në histori si presidenti amerikan që ka kryer detyrën kryesisht në fund të përiudhës së Bashkimit Sovjetik.