Ndalohet përdorimi i thëngjillit në institucionet publike

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) që në institucionet publike mos të përdoret thëngjilli për ngrohje.

Loading...

“Me qëllim që të mbrohet ajri nga ndotja dhe për një ambient të pastër, kemi marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në ndërtesat e institucioneve publike”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij pas mbledhjes së Qeverisë.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka thënë se sipas të dhënat që kanë në ministri ndotësi më i madh ka dal thëngjilli.

Ndryshe mbrëmë Prishtina sërish është renditur në njërin nga vendet më të ndotura në botë.