Fjalët prekëse të motrës së Fatlindit: “Po prisnim të bëheshe 20 vjeç”, ndahet nga jeta i riu nga Tropoja.

Një lajm i trishtë vjen nga një rast që bëri bashkë shumë shqiptarë dhe mblodhi në pak ditë gjithë solidaritetin e mundshëm me 19-vjeçarin Fatlind Buçaj.

Që nga 18 shtatori rrjetet sociale u mbushëm me thirrjen e motrës së Fatlindit, ku apelonte për ndihmë pasi i vëllai ndodhej në gjendje të rënddë shëndetësore si shkak i një tumori agresiv në kokë.

Rasti u postua edhe në radaksinë JOQ al dhe me 21 shtator u mblodh shuma e nevojshme që i riu nga Tropoja të transportohej për kurim në Turqi me shpresën se do shërohej.

Por fatkeqësisht shumë vonë, pasi natën e mbrëmshme Sara Buçaj, motra e Fatlindit dha lajmin e hidhur se i vëllai kishte ndërruar jetë 3 orë para se të mbushte 20 vjeç.

Me duart që m’dridhen e zemrën e thyer ju njoftoj që Fatlind Buçaj na la.

Edhe 3 ore pritshim të bëje 20 vjeç por tashi në vend të ditëlindjes do festojmë përvjetorin e vdekjes! S’i them Zotit më forco sepse s’do ja arrije dot përderisa nuk ma la afër vetes at’ dritë sysh…

Ti jeton akoma për mua, nuk ke vdek jo o jeta motrës!”

Edhe njëherë shëndetësia dështoi, një jetë më pak në mesin e shoqërisë tonë.