Naim Maloku shpërthen kundër Shpend Maxhunit, godet edhe Thaçin e Haradinajn që e bënë shef të AKI-së

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Naim Maloku, ka drejtuar një varg akuzash ndaj drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni. Madje, ai ka goditur edhe presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj, duke thënë se edhe pse Maxhuni ishte i dyshuari kryesor për vjedhjen në dhomën e dëshmive, u emërua shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), shkruan Express.

Një nga arsyet që Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave, sipas Naim Malokut po del të jetë emërimi i Shpend Maxhunit në krye të AKI-së, pas skandaleve në të cilat thotë se është përfshirë, dhe tentim-shfajësimi i djalit të Maxhunit, kur ai u kap me drogë para disa ditëve.

Loading...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Naim Maloku, ka drejtuar një varg akuzash ndaj drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhunit.

Madje, ai ka goditur presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, se edhe pse Maxhuni ishte i dyshuari kryesor për vjedhjen në dhomën e dëshmive, ata e shpërblyen duke e emëruar drejtor të Policisë dhe tash edhe në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Ky është postimi i plotë i tij:

S ka liberalizim të vizave as në vitin e ardhshëm a?

E çka keni pritë nga një pushtet që:

Të dyshuarin kryesor për vjedhjen e dhomës së dëshmive e bënë Drejtor të Policisë dhe të AKI-së?

Tani intërvistohën, maltretohen dhe mbesin pa karierë ne Polici, ndoshta edhe pa punë dhe të rrezikuar për jetët e tyre, policët që guxuan të kapin duke trafikuar drogë djalin e shefit, hiq më pak se , të AKI-së.

A qytetarët fajtor, prap, a?