Mustafa: Qeveria e ka humbur besimin e qytetarëve, nuk ditën t’a shpjegojnë demarkacionin

Anëtari i Kryesisë të PDK’së, Rrustem Mustafa ka qenë një ndër të parët që ka mbështetur formimin e koalicionit PDK-LDK për një qeverisje stabile por sot ai mendon se ka ardhur koha që qeveria duhet të ndërrojë qasjen qeverisëse. Rrustem Mustafa, i njohur edhe si Komandant Remi tha për Gazetën Express se qeveria e ka humbur besimin në lidhje me marrëveshjen kufitare me Malin e Zi për arsyen se nuk kanë ditur t’a shpjegojnë.

Loading...

Sa i përket çështje së koalicionit PDK-LDK më duhet ta ripërsëris se ne na duhet qasje zhvillimore në përgjithësi, e në veçanti në drejtësi shprehu Mustafa, duke shtuar më
tej “Vendimmarrja të jetë institucionale dhe në përputhje me politikat zhvillimore që hapin perspektivë për jetën e qytetarëve dhe që ndikojnë në rikthimin e besimit të tyre i cili dukshëm është dobësuar, për të mos thënë se ka humbur fare.”

Ai thekson se ne duhet t’i besojmë kësaj qeverie, por bën thirrje që edhe qeveria duhet të reflektojë shpejt, të përmirësojë komunikimin me qytetarë dhe të bëhet e afërt për ta.

Në lidhje me demarkacionin Komandant Remi, ka shprehur “Mungesa e dijes ose mosgatishmëria për t’iu sqaruar mirëqytetarëve tanë marrëveshjet e fundit, keqinterpretimet e qëllimshme dhe të paqëllimshme kanë prodhuar situatë krize nga e cila, qe sa kohë nuk po dalim dot por vetëm po sillemi në vorbullën e saj. Është obligim që qytetarëve t’ju sqarohen gjërat mirë për çdo dilemë të ngritur. Në kushtet e sotme nuk ka vend logjika e dhënies apo marrjes së territorit nga fqinjët.