Mustafa: Gjykata s’është kundër UÇK-së por kundër individëve

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk është e drejtuar për UÇK-në por për individ.
Nëse sipas tij, votimi për themelimin e saj në Kuvend do të dështonte, do të ishte rrezik i madh sepse kjo do të bëhej në OKB.
Ai tha se vitin e kaluar kanë krijuar obligime për themelimin e gjykatës dhe tash kjo duhet të përfundojë kjo çështje.
“Ne në fund të kësaj jave ose javën tjetër do të procedojmë me themelimin e gjykatës. Është një proces i rënd por i ndihmon zgjidhjes së çështjeve të ngritura. Nuk është e drejtuar për UÇK por për individë”, ka thënë Mustafa.
Këto komente Mustafa i bëri gjatë diskutimit në Lëvizjen Fol, ku foli edhe për Listën Srbska.
“Ju e dini se ata kanë treguar një papajtueshmëri për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe kam biseduar para shkarkimit. Mendoj se do të kthehen dhe do ta japin emrin e kandidatit për ministër të kthimit. Do të bisedoj me ta”, ka thënë ai.
Ai gjatë debatit në Lëvizjen Fol ka thënë se kohëve të fundit Kosova është përballur me një migrim të madh dhe një prej faktorëve që ka mundur ta shtyjë migrimin ilegal është edhe izolimi.
“Ka pasur mendime së migrimi pengon liberalizimin por ne keni thënë se duhet të iu jepet rasti qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se në javën e kaluar Qeveria ka aprovuar planin qeverisës i cili është për një periudhë të gjatë kohore.
Sipas tij, problemet themelore në zhvillimin ekonomik janë sjellja e investitorëve. Po ashtu, problem është edhe hapja e vendeve të punës.
“Konsiderojmë se situata e tanishmë është e rënd. Ndër prioritetet themelore në zhvillimin ekonomik ne mendojmë t’i japin bujqësisë përmes subvencioneve. Sa i përket çështjes së sigurisë dhe shtetit të së drejtës donë një trajtim të veçantë. Ne duhet të krijojmë hapësirë për funksionimin e sistemit të gjygjësisë në mënyrë efikase”, ka thënë ai.