Musliu: Mos e lejoni gruan e kriminelit serb të hyjë në Kosovë

Për ardhjen e këngëtares serbe, ‘’Ceca’’, për të performuar në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu.

Loading...

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka bërë thirrje që të ndalohet hyrja e saj në vend, shkruan gazetametro.net

Ajo ka thënë se në Kosovë nuk po vjen këngëtarja por gruaja e Kriminelit më të tmerrshëm të historisë sonë të re.

“Në Kosovë nuk po vjen këngëtarja Ceca, por bashkëshortja e Kriminelit më të tmerrshëm të historisë tonë të re. Po vjen bashkëshortja e Arkanit që ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës mizor i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës”.

Musliu ka thënë se ajo nuk po vjen për të promovuar art por urrejtje e ‘’për të goditur plagët e hapura të shqiptarëve që shkaktoi bashkëshorti i saj’’.

Ceca nuk po vjen të prezantoj art në Kosovë, por për të promovuar urrejtje e për të goditur në plagët e hapura të shqiptarëve që i shkaktoj bashkëshorti i saj”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Tutje, deputetja e PDK’së ka thënë se kjo është e papranueshme dhe iu ka bërë apel institucioneve që të mos lejojnë ardhjen e saj në Kosovë.

“Kjo është e pa pranueshme dhe e padrejtë, andaj unë nuk mund të heshtë. Apeloj të institucionet tona, mos ja hapni plagët popullit, mos lejoni që bashkëshortja e kriminelit të hyjë në Kosovë”, ka përfunduar Musliu. /gazetametro.net