Murakami publikon tregimin e shkurtër “Kino”

Në 90-të vjetorin e të famshmes The New Yorker, e cila mes tjerash i kushton shkrime edhe kulturës dhe artit, autori japonez Haruki Murakami ka botuar tregimin e tij të radhës, “Kino”.
“Kino” është tregim i shkurtër që flet për një djalë me emrin Kino, i cili lë punën e tij pasi zbulon se gruaja e tij ka një aferë me shokun më të mirë në këtë kompani pune. Kino udhëton nëpër Tokio më pas duke dashur ta gjejë kuptimin tjetër.
Tregimi gjendet në “Men Without Women”, një koleksion tregimesh nga Haruki. Vetë autori thotë se tekstet e tilla i mbledh por nuk dëshiron ti shndërrojë në romane. Murakami është tash e disa vite favorit për ta fituar Nobelin për letërsi. “Kino” tani mund të lexohet në New Yorker në gjuhën angleze ndërsa pritet të përkthehet edhe në gjuhët tjera.