Munishi rrëfehet te Periskopi: Kësaj skuadre kosovare i kam vënë vijë të kuqe

Ish-trajneri i Besës së Pejës, Ismet Munishi në një intervistë për Periskopin ka deklaruar se ekipin e Gjilanit nuk do ta udhëhiqte kurrë me dëshirën e tij.

Loading...

Këto komente ai i bëri, pasi u pyet nga Periskopi se për cilin ekip nga Superliga ka vijë të kuqe.

“Gjilanin nuk do ta udhëhiqja kurrë’’.

‘’Jo që kam diçka kundër Gjilanit, por kam qenë trajneri i Dritës dhe për shkak të tifozëve ‘Intelektualëve’ nuk mund ta drejtoj ekipin e kuq’’.

‘’Kam parë shpesh që trajnerët ndërrohen, herë te Drita e herë te Gjilani, por unë nuk mendoj se është në rregull’’, përfundoi 44-vjeçari./Periskopi