Mundi i gjithë vitit shkon dëm, mandarinat hidhen në kanal

 

Prodhimi i mandarinave në fshatin Hinke të Urë Vajgurore po shkon dëm, duke përfunduar në kanal, për shkak se mungesës së rrugës që lidh zonën me rrugën kryesore.

Fermerët e këtij fshati kanë prej gati 20 vitesh që merren me kulturat e agrumeve dhe janë rreth 200 hektarë të mbellja, mandarina, portokalle dhe limone.

Ata thonë se prodhimi ka qene i bolloshëm, por nuk kane akses në tregje.

Tjetër pengese është bllokimi i eksporteve në muajt e fundit dhe mos pasja e një vazhdimësie në kontratat e furnizimit.

Fermerët e agrumeve në hinke thonë se nuk kanë pasur mbështetje me subvencione, edhe kur ka pasur sipas tyre financimet kane qenë me pikatore.