Mulliri në Skenderaj i cili i rezistoi kohës |Video

Mulliri në fshatin Llaushë dikur punonte me ndihmën e fuqisë së ujit që kalonte nëpër të dhe është pronë e familjes Bimbashi, me kryefamiljar Kadri Bimbashi, i cili e kishte blerë atë para 40 vjetëve nga një bashkëfshatar i tij.

Pas marrjes në pronësi nga familja Bimbashi, mulliri u rikonstrukturua duke marrë kështu një pamje më ndryshe nga që kishte më parë.

Kadriu për emisionin #Gjesi në T7 ka treguar se ani pse sot mulliri është jashtë funksionit, ai është akoma i pajisur me veglat kryesore të cilat dikur bluanin drithërat, por në anën tjetër rruga e cila tanimë të dërgon për tek mulliri është në gjendje më të keqe nga ajo që ka qenë dikur.

Ndryshe, përveç banorëve të Llaushes, ky mulli u ka shërbyer edhe atyre të fshatrave të tjera të Skenderajt.

Të gjithë ju që do të donit ta vizitoni këtë fshat, ja vlen që disa minuta t’i ndani edhe për këtë mulli të vjetër.