Mrekulli në Shqipëri: Re dhe shi vetëm mbi pyllin me zjarr

“Zoti është i madh”. Në një nga masivet pyjore të Librazhdit ka ndodhur mrekullia. Ndërsa Administrata e Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikësit po punonin për të shuar një vatër zjarri, në qiell janë grumbulluar retë dhe pikërisht në atë vend ia ka këputur një shi i rrëmbyer.

Loading...

Fenomeni i çuditshëm natyror ka ndodhur rreth orës 16.30. në pyllin e fshatit Rrajcë. Dhe nuk bëhet fjalë për një pyll dosido, por për pyllin me drurë ahu 300 vjeçarë që u shpallën pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës para pak javësh, njofton infoelbasani.

Aksioni për fikjen e zjarrit është ndjekur nga vetë Drejtori i Zonave të Mbrojtura, Fatmir Brazhda. Z. Brazhda shprehet se gjatë këtyre ditëve është punuar papushim për fikjen e zjarreve. Por pikërisht në këtë rast ka ndihmuar natyra.

Duket sikur vetë “dora e Zotit” kërkon ta mbrojë këtë pyll.

“Ishim duke punuar për fikjen e flakëve kur befas në qiell u grumbulluan retë dhe nisi një shi i rrëmbyer. Shiu na ndihmoi që të fikim më shpejt flakët. U gëzuam të gjithë pasi ky nuk është një pyll dosido, por pjesë e Trashëgimisë Botërore të Natyrës”, u shpreh i lumtur Brazhda.

Njëkohësisht drejtori ka shkruar në profilin e tij në facebook se “Vënia e zjarrit është një akt kriminal të cilin mund ta cilësojmë si një “terrorizëm mjedisor”.

Zoti bën mrekullinë..përpos punës tonë pa pushim, sot rreth orës 16.30 bie shi vetë tek vendi që ne po e izolonim atë përfundimisht. Vënia e zjarrit është një akt kriminal dhe mumd ta quajmë një terrorizëm mjedisor!!

Posted by Fatmir Brazhda on Sunday, August 6, 2017