“Mposhtet” City dhe PSG, kjo është skuadra që ka shpenzuar më së shumti

Manchester City dhe PSG kanë qenë skuadrat më të përfolura për shpenzime marramendëse në merkato.

Por tashmë primati i takon një skuadre tjetër, shkruan Indeksonline.

Juventus është skuadra që ka shpenzuar më së shumti në tri vitet e fundit.

Italianët kanë shpenzuar 68 milionë euro, gjashtë më shumë se City dhe shtatë më shumë se Barcelona.

Blerja e Ronaldos, 117 milionë euro, Higuain 90 Milionë euro dhe blerje të tjera e kanë bërë Juven kryesues.

Megjithatë, Juve qëndron me bilanc pozitiv pasi kishte edhe shumë shitje./IndeksOnline/