Mourinjo krenar më futbollistët serb

 

Loading...

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinjo, ka lavdëruar jashtë mase dy futbollistët serb që i ka në skuadrën e tij. Sipas tij Matic dhe Ivanovic janë më të mirët në rolet e tyre.

“Unë nuk mund të gjejë sulmues më të mirë se Costa, mesfushor më të mirë se Matic, dhe mbrojtës më të mirë se Ivanovic”, ka thënë Mourinjo.

Ai ka folur edhe për tregun e transferimeve, duke paralajmëruar ardhjen e futbollistëve të rinjë, por dëshira e tij është të mbaj grupin që ka.

“Është e natyrshme, dy apo tre lojtarë mund të vijnë, por dëshira ime e madhe, është që këtë verë ta mbaj këtë grup lojtarësh”, deklaroi Mourinjo.