Mourinho takon fshehurazi agjentin e Ronaldos

Jose Mourinho thuhet se është duke zhvilluar një takim të fshehtë me agjentin e famshëm të futbollistëve, Jorge Mendes. Agjenti i Cristiano Ronaldos dhe disa yjeve të tjerë thuhet se është në Angli ku ka lënë takim me Mourinhon.

Loading...

Radamel Falcao është arsyeja e këtij takimi. Sulmuesi kolumbian është shumë i pëlqyer nga Mourinho edhepse dështoi në edicionin e tij të parë në Premierligë. Mou do të tentoi të huazoi “El Tigren” për një edicion te Chelsea.