Mourinho provokon: Kam refuzuar Totenhemin

Trajneri portugez Jose Mourinho është i njohur për ngacmimet përpara ndeshjes dhe të njëjtën gjë ka dashur të bëjë edhe përpara finales së sotme midis Totenhem dhe Çelsit të tij.
“Në vitin 2007 kam refuzuar Totenhemin. Sapo isha larguar nga Çelsi dhe më ofruan një kontratë dyvjeçare. Por nuk mund të transferohesha aty pasi kam shumë respekt për tifozët e Çelsit”, tha Mourinho.
Deklarata të tilla ai ka bërë edhe më herët, por nëse më parë arrinte të kuriozonte gazetarët, tashmë deklaratat e tij nuk kanë pothuajse pikën e interesit.