Motrat vajtojnë pranë varrit vëllanë që u vdiq në aksidentin e së premtes

Pranë varrit po e vajtojnë vëllanë e ndjerë. Agron Shala, vetëm 24 vjeç ishte viktimë e aksidentit tragjik, që ua mori jetën atij, babait dhe gjyshes së tij në mbrëmjen e së premtes në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor. Në këtë aksident vdiq edhe mbesa e familjes Shala, Elfete Rashiti, 65-vjeçare. E në këtë aksident ishte e përfshirë edhe eskorta e ambasadores së Turqisë. Por familja e viktimave ende nuk po i dinë shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik, shkruan Gazeta Express.

Shtëpia e Osman Shalës është mbushur me njerëz. Veçse këtu për t’i pritur më nuk është vetë ai, as djali i tij Agroni e as nëna e tij Arife Shala. Tre anëtarët e familjes Shala nga fshati Ponesh i komunës së Gjilanit ndërruan jetë në aksidentin tragjik të ndodhur në Mramor të premten mbrëma.

Loading...

Në aksident ndërroi jetë edhe mbesa e familjes Shala, Elfete Rashiti, 65-vjeçare.
Në oborrin e shtëpisë u sollën arkivolet e të ndjerëve që më pas do të varroseshin në varrezat e fshatit, raporton T7. Dhimbja ishte e madhe.

Banorë nga gjithë fshatrat përreth kishin ardhur në varrimin e tre anëtarëve të familjes Shala. Nga këtu trupat e të ndjerëve i nisën për në xhaminë e fshatit.

Pikëllimi i kaploi edhe më shumë djemtë tjerë ta familjes Shala teksa në oborrin e xhamisë shihnin trupat e babait, vëllait e të gjyshes. I gjithë fshati u mbush me njerëz të cilët po i bashkëngjiteshin ceremonisë mortore.

Duke ruajtur kujtimet më të mira për familjarët, të afërmit lënë dikë fajtor për krejt atë që ndodhi. Madje kërkojnë që institucionet ta marrin seriozisht hetimin e rrethanave se si ndodhi aksidenti. Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të komunës së Gjilanit dhe Prishtinës.