Motra e Aulon Zekës mesazh prekës për vëllain e ndjerë

16-vjeçari, Aulon Zeka u vra me 16 shtator të vitit të kaluar, ku Gjykata këtë muaj shqiptoi dënim me burg për tre të miturit të përfshirë në këtë rast.

Loading...

Por, familja edhe pas një viti po e përjeton rënd ndarjen nga jeta të Aulon Zekës.

Motra e tij, Monika ka shkruar një mesazh prekës, duke treguar dhimbjen dhe mungesën e vëllait të vogël, transmeton Indeksonline.

Ajo duke ju drejtuar me emrin Lon, ka treguar se ndjen mall për ta përqafuar atë.

Më poshtë postimi i saj i plotë:

Do te qeshesh .. do te gezosh .. do te qash po ajo dhimbje nuk kalon kurre, qendron aty, vetem ata qe e kane kaluar e kuptojne …
Po jeta shkon perpara,do te ndodhin gjera te bukura e te keqia ,e ne shume çaste do te doje ti ndaje me ta .. ndodh gjithmone ,ne çastet me te erreta i kerkon por ajo dhimbje do te mbetet aty edhe pse vitet kalojne …
Nje perqafim per ata qe nuk jane me ne e qe na mungojne .

Lon vllau jem i vogel sot jom permallu shum per ty ,motra te don shum e pot perqafoj edhe pse spo kom qysh.