Moti në këtë fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë vikendit.

Loading...

Sipas njoftimit të këtij Instituti në Kosovë do të mbajë mot i vranët me intervale të shkurta me diell, shkruan gazetametro.net

“Vranësirat gjatë ditë së shtune vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1500m pritet të bijnë fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

“Java e ardhshme sjell reshje shiu dhe erëra me shpejtësi mbi 20m/s”, përfundon njoftimi i IHMK-së.