Moti në këtë fundjavë

Sipas parashikimit të meteorologëve edhe gjatë kësaj fundjave mbi vendin tonë do të mbajë mot i mirë dhe kryesisht me diell.

Loading...

Gjatë ditëve të ardhshme rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, të cilat në fillim të javës së ardhshme pritet të fuqizohen edhe më tutje.

Ndërkohë nga Afrika veriore masa më të ngrohta ajrore do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke favorizuar ende temperatura, ndjeshëm mbi vlera mesatare. Nën këto kushte në vise të ulëta në orët e mëngjesit paraqiten edhe mundësi për mjegull.

Ditëve të fundjavës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten në vlera të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Më 10 dhe 11 nëntor (e shtunë e diel) – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull.

12.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mjegull.

13.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e vende-vende edhe ngrica.

14.11 – Mot pjesërisht i vranët. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e vende-vende priten edhe ngrica. /Telegrafi/