Moti në këtë fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Loading...

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në komunikatën e institutit.