Moti në ditët e para të dhjetorit |TABELA

Fundjava me vransira dhe diell, pa reshje. Temperaturat në rritje.

Loading...

Në ditët e fundjavës, rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike që janë shtrirë në lindje të kontinentit, ndërkohë që masat e ftohta të ajrit do të tërhiqen në verilindje, e do të zëvendësohen me masa më të ngrohta ajrore që po vijnë nga Mesdheu.

Në përgjithësi, pritet të mbajë mot stabil, me vransira dhe diell, por pa të reshura, derisa temperaturat do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare.

Ditëve në vijim, sipas parashikimeve, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e si rrjedhojë pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, derisa vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

1.12 – Mot kryesisht me vransira, jo edhe shumë ftohtë.
2.12 – Gjatë ditës mot kryesisht me diell, në mbrëmje vransirat do të shtohen.
3.12-4.12 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Të martën pasdite dhe në mbrëmje priten riga lokale shiu.
5.12 – Mot kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të shënojnë rritje të theksuar, edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të rriten nga -4C deri në +2C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 5C deri në 9C.

Do të fryejë erë e lehtë nga juglindja dhe jugu 1-3m/s. Shtypja atmosferike, mbetet lartë mbi vlera normale./Gazetametro.net