Moti gjatë pesë ditëve në Kosovë

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Loading...

Sipas Institutit, sot pasdite pritet që të ketë reshje bore të intensitetit mesatar të cilat edhe nesër mund të rishfaqen nëpër disa territore të caktuara, mirëpo gjatë gjithë pesë ditëve tjera të javës nuk parashikohet të ketë reshje të asnjë trajte.

“Temperaturat minimale do të zbresin deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 7 gradë Celsius ( ditën e premte). Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales duke krijuar kushte edhe për mjegull. Mëngjeset do të jenë me ngrica të cilat do ta vështirësojnë zhvillimin normal të komunikacionit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se do të fryjë erë nga verilindja deri ditën e enjëte, ku më tej era do ta ndërrojë kahun në drejtim të jugperëndimit shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.