Moti gjatë ditëve në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë moti me vranësira e reshje shiu.

Loading...

Në një njoftim për media nga IHM, bëhet e ditur se, pas dy ditëve me shi, të mërkurën pritet të ketë më shumë orë me diell dhe do të vazhdojë një situatë e ngjashme deri të premten, duke mos i përjashtuar  reshjet e izoluara, të cilat mund të jenë prezent nëpër disa lokalitete, por me intensitet të dobët.

Sipas IHMK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Moti pritet të përmirësohet prej ditës së premte.