Morinho befason me deklaratën e tij për Xavin

Mesfushori veteran i Barcelonës nuk e ka fituar asnjëherë çmimin ndërsa trajneri i Chelseat beson se ky është një pasqyrim i padrejtë i karrierës së tij.

Loading...

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, beson se ylli i Barcelonës Xavi e ka merituar të fitojë së paku njëherë Topin e Artë (Ballon d’Or) dhe është i frustuar sepse ai nuk do ta fitojë atë më asnjëherë.

Shumë lojtarë dhe ekspertë kishin besuar se Xavi ose Iniesta do të duhej të fitonin çmimin në vitin 201, pas fitores së Kupës së Botës me Spanjën, por çmimi kishte shkuar sërish tek Messi, i cili deri më tani e ka fituar 4 herë.

Xavi ka lajmëruar se do të braktisë Barcelonën në fund të sezonit për t’ju bashkangjitur ekipit nga Katari Al Sadd, dhe Mourinho beson se mesfushori që ka arritur gjithçka në karrierë, e ka merituar edhe një Top të Artë.

“Xavi është një prej lojtarëve më të mirë në botë në dekadën e fundit dhe ai e ka merituar të fitonte një çmim që nuk do ta ketë kurrë – Ballon d’Or”, ka deklaruar trajneri portugez për media.