Një tragjedi ndodhi ditën e sotme në një ndeshje boksi të zhvilluar në qytetin e Shkodrës në Pallatin e Sportit.

Boksieri bullgar Isus Velchkov ra pa ndjenja në ring, ndërsa po zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes mes tij dhe durrsakut Ardit Murja.

Bullgari ka mbërritur pa shenja jete në spital, mbrëmjen e sotme.

Sipas asaj që raportohet nga Shkodra, boksieri ka pësuar një arrest kardiak dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, boksieri nuk ka rënë prej grushtave të kundërshtarit.

No tags for this post.