Natyra di të jetë e frikshme nganjëherë.

E, një gjë të tillë, arrin ta vërtetojë mjaft mirë një video, e ngarkuar në rrjetin social ‘Twitter’, e cila tashmë është bërë virale, njofton lajmi.net.

Ajo tregon momentin kur shqiponja i hidhet antilopës mbi shpinë dhe fillon ta hajë me sqepin e mprehtë, gjersa kafsha e viktimizuar tenton të bëjë rezistencë.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse shpendi ka arritur ta gjejë triumfin, për shkak se videoja në fjalë është vetëm një sekuencë e shkurtër e një dokumentari.

Sidoqoftë, pamjet mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/