Molliqaj i “gjuhet” Albin Kurtit: Pse s’more pjesë në seancën e sotme

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar opozitën pas dështimit për votimin e rezolutës që ja ndalonte Hashim Thaqit bisedimet me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku thekson se të gjithë deputetët e PSD-së ishin prezent dhe votuan për rezolutën, ndërsa të njëjtën sipas tij nuk e bëri opozita.

Loading...

Më poshtë keni reagimin e plot të Dardan Molliqajt:

Nga 12 deputetë që ka PSD-ja, të gjithë ishin prezent dhe votuan për rezolutën që ia ndalon Thaçit bisedimet.

Ndërkohë, njëjtë nuk vepruan dy partitë tjera opozitare. Disa deputetë (përfshirë këtu edhe një kryetar partie) nga VV dhe LDK nuk ishin në sallë sepse kishin ”obligime private”.

Tërë ditën flasin se si duhet ta ndalim Thaçin, e në anën tjetër prioritet iu japin ”obligimeve private”.

E rastësishme apo e qëllimshme, mbase nuk është shumë me rëndësi. Ajo që është shumë me rëndësi është se mungesa e vullnetit për veprim dhe bashkëpunim i këtyre dy partive po ia mundëson Thaçit vazhdimin e negociatave krye në vete e pa platformë.