Mollë japoneze – ilaç natyral për parandalimin e shumë sëmundjeve

Mollë Japoneze është më e mira gjatë ditëve të dimrit. Në këtë sezonë gjethet e saj bien, kështu që në degët pa gjethe mbesin fturat ngjyrë portokalli.

Loading...

Veçanërisht interesante është fakti se në disa pemë, mollët japoneze arrijnë një peshë prej 400 gram.

Më e rëndësishmja, kjo mollë është e pasur me vitaminë C dhe kështu këto fruta janë të shkëlqyera për forcimin e imunitetit dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të trupit, transmeton gazetametro.net.

Përveç vitaminës C, ajo është e pasur me fibra bimore dhe ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit dhe rregullimin e tretjes. Ajo është gjithashtu e bollshme me fruktoza, kështu që rekomandohet për ata që kanë nivele të larta të sheqerit në gjak.

Flavonoidet që përmbajnë e bëjnë këtë fryt të shkëlqyer për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ata gjithashtu mbrojnë trupin tonë nga ndikimi i radikalëve të lirë.

Në mjekësinë lindore, mollët japoneze përdoren për të ndihmuar në trajtimin e inflamacionit të zorrëve, hemorroideve, sëmundjeve që lidhen me stomakun, bile dhe mëlçinë. Gjithashtu përdoret si laksativ dhe dihet për pronat antibakteriale dhe antibiotike./gazetametro.net.