Mogherini e bindur, zgjidhja me dialog midis Beogradit e Prishtinë ende është e mundshme

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Siguri e BE-së, Federica Mogherini, beson se zgjidhja për Kosovën me dialog midis Beogradit e Prishtinës ende është e mundur.

Mogherini tha kështu duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse vazhdon të besojë se BE do të mbështesë zgjidhjen nëse ajo do të jetë shkëmbimi i territoreve, përkatësisht ndryshimi i kufijve.

Loading...

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, pas paraqitjes para gazetarëve të Mogherinit, e pyetur nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug nëse pret që rundi i ri i dialogut do të mbahet deri në fund të shtatorit, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga shefja e diplomacisë së BE-së, u përgjigj se “momentalisht nuk mund ta bëjë publike datën mbajtjes së rundit të ardhshëm të dialogut”.

“Po sa ta kemi datën e saktë, do ta bëjë publike”, tha Kocijançiq.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë ka qenë dhe mbetet element thelbësor dhe s’ka ndryshim në këtë aspekt”, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian.

ë pyetjen e përsëritur nëse një marrëveshje që do të përfshinte ndryshimin e kufijve do të ishte e pranueshme për BE-në, Kocijançiq ka thënë se Brukseli “ka vendosur parametra shumë të qartë”.

“Kjo është marrëveshja që duhet të arrihet me ujdi të ndërsjellë, të jetë e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe që të ketë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, duhet të jetë e qëndrueshme, realiste dhe e zbatueshme. Në këtë moment nuk ka marrëveshje dhe unë nuk do të spekuloj se çfarë do të përmbajë ose nuk do të përmbajë ajo”, është shprehur Kocijançiq.