Mjet i dyshimtë në Skenderaj, besohet se është nga lufta e parë botërore

Një person ka raportuar organet e rendit se derisa ishte duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshimtë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llaushtë të Skenderaj dhe besohet se mjeti shpërthyes- predha, daton që nga lufta e parë botërore.

Njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit. Nuk raportohet për ndonjë incident. /Drenica Press/