Po mundohet të liroje pak hapësirë në dhomën e vetme që e kanë. E kur ulet, fillon dhe numëron hallet e saj dhe të bashkëshortit, në mungesë të kushteve më elementare për jetesë.

Gazetar: Fidan Zejnullahu.

Në fakt, hapësira brenda kësaj dhome mund të duket problemi më i vogël i familjes Agushi nga Klina, nëse hedh një sy në pjesën tjetër të shtëpisë.

Kryefamiljarja Xufe Agushi, thotë që kanë 5 vjet që jetojnë në këtë mënyre.

“Kushtet i kemi të vshtira. Në gjendje të rrezikshme jemi. Uji na ka blloku do ditë, mos të ishin kojshia, kem tu hjek. Vallahin s’kem, as s’kem plin as kurgjo hic”, ka thënë ajo.

Brenda kësaj banese, 40 vjeçarja jeton vetëm me burrin e saj, 30 vjet më të vjetër.

Ajo thotë se të këqijat nuk po u ndalen tash e disa vite.

Mungesa e ujit ka bërë që as kuzhina të mos jetë funksionale sikur edhe pjesa tjetër e shtëpisë. Dhe kjo më së shumti i shqetëson në këtë periudhe kur dimri po afrohet.

“Tu nirtht pasha Zotin, pa dru pa kurgjo jemi, as elektrike skom kurgjo.
Vallahin keq bre, vec ne mal me dal”, shtoi tutje.

Por shpresat i kanë të pakta se në banesën e tyre mund të kthehet uji apo rryma.

Vet banorët e kësaj ndërtese, thonë se habiten sesi një rasti të tillë social, i është dhënë banesa në katin më të lartë.

Fqinjët një kat më poshtë, thonë që edhe ata po e pësojnë nga gjendja e keqe e familjes Agushi.

“Atë ditë iu ka lëshua ujin në banjo asaj, na nuk guxojmë me hi ne banjon tonë. Qe, mbi bojler bjen uji. Këta janë për një dhomë poshtë, ku nuk i bëjnë dëm kurrkujt me qellim, por nuk dinë”, tha ajo.

Sipas Shalës, tani janë në bashkëpunim me Komunën e Klinës, për ta larguar këtë familje nga kjo banese.

Ndërkohë, të njëjtën gjë, e thonë edhe në Komunën e Klinës.

E deri sa të ju bëhet një zgjidhje, familja Agushi do të vazhdojë të mbes në këtë gjendje e me shpresë tek vullnet mirët.