Nxënësit e shkollës fillore “Avdullah Shabani” në Mitrovicë  po protestojnë para komunës së Mitrovicës kundër vendimit të kryetarit të komunës për ta larguar drejtorin e kësaj shkolle, Haki Shytin, nga pozita e tij.

Në protestë po marrin pjesë edhe mësimdhënësit e shkollës dhe prindërit e nxënësve që mësojnë në këtë shkollë. Sipas tyre, ky vendim është i padrejtë sepse Haki Shyti është drejtori më meritor për shkollën e tyre dhe askush nuk ka pasur asnjë ankesë ndaj tij ndonjëherë.

Në vend të Shytit, komuna ka marrë vendim të sjellë Nazmi Bekën, e ky sipas mësimdhënësve të shkollës është i papërvojë dhe e ka kaluar intervistën për udhëheqës të shkollës në mënyrë të paligjshme, transmeton Klan Kosova.