Mitrovicë, parandalohet kontrabanda me duhan

 

Njësitë e Doganës së Kosovës në Mitrovicë kanë arritur të parandalojnë kontrabandimin e një sasie të konsiderueshme të duhanit me vlerë mbi 6000 euro.
Gjatë patrullimit rutinor oficerët kanë vërejtur një automjet: VW Golf 4, ngjyrë hiri, me targa të Kosovës dhe me xhama të errët. Oficerët kanë filluar përcjelljen ashtu që ta ndalojnë për kontroll. Drejtuesi i veturës menjëherë ka filluar të rris shpejtësinë ashtu që ti shmanget kontrollës. Gjatë ndjekjes është lajmëruar Policia e Kosovës për asistencë në ndaljen e të dyshuarit. Automjeti i dyshuar ka vazhduar rrugën në drejtim të Prishtinës, por drejtuesi i automjetit pasi ka vërejtur njësit e Policisë menjëherë ka bërë kthim, dhe me të vërejtur që nuk ka zgjidhje tjetër godet automjetin e doganës me shpejtësi të madhe ku edhe ndalet automjeti i dyshuar.
Oficerët e doganës reagojnë menjëherë në drejtim të dyshuarit, por vërehet se i dyshuari është pa vetëdije si rezultat i goditjes. Oficerët menjëherë i kanë dhënë ndihmën e parë si dhe kanë lajmëruar Ndihmë e Shpejt. Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, urgjenca mjekësore ka marr drejtuesin e automjetit për trajtim mjekësor dhe ndalim policor.
Pas kontrollimit të automjetit janë gjetur sasia si në vijim:
  • 10 Paketa x 50 Boxa – Total: 100,000 cigare Merilyn Slims pa banderola me vlerë të përafërt 6000 euro.
Tërë sasia e cigareve si dhe automjeti janë konfiskuar. Rasti ka vazhduar për hetime dhe përgatitje të kallëzimit penal.