Mitrovicë, lëkundet koalicioni VV – AKR (VIDEO)

Në Mitrovicë ka nisur debati brenda Lëvizjes Vetëvendosje, nëse duhet dalë nga koalicioni qeverisës me AKR-në e AAK-në në nivel lokal, njofton Klan Kosova.

Loading...

Bartësi i koalicionit, Agim Bahtiri nga AKR-ja, përmes telefonit tha se nuk beson se do të ketë përçarje të tilla.

Por, me këto mospajtime Asambleja Komunale në Mitrovicë mund të përballet me probleme pasi që shumicën mund ta prishë vetëm një votë.