Mitrovicë, arrestohet një person i dyshuar për ‘vjedhje e rëndë në tentativë’

Sot me datën 25 gusht 2016, rreth orës 04:25, në stacioni policor ,Jugu’ në Mitrovicë është pranuar një informatë se është duke ndodhur një vjedhje në njërën nga filialet e Telekomit të Kosovës në rrugën ,,Mbretëresha Teutë’’, ku pas marrjes se informatës policia ka dal në vendin ngjarjes dhe kane arritur që të arrestoj personin e dyshuar V.H, 25 vjeçar.

Loading...

I  dyshuari  është   intervistuar  në prani të avokatit, mbi dyshimet dhe provat e siguruara  se i njëjti të  ketë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar V.H. 25 vjeçar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda penale ,,Vjedhje e rëndë në tentativë’’.