Mitrovicë: Arrestohen për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Dy meshkuj shqiptarë janë arrestuar në Mitrovicë pasi të njëjtit akuzohen për keqpërdorim të personave nën moshën 16 vjeçare.

Loading...

Përveç të arrestuarve  për veprën e njëjtë penale, keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, janë intervistuar edhe pesë të dyshuar të tjerë shqiptarë, njofton Klan Kosova.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.