Mitrovicë aksident trafiku me fatalitet

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar sot rreth orës 10:30, data 23 gusht 2016. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ,,Sami Gashi’’ në Mitrovicë, me ç ‘rast një veturë godet një fëmijë të moshës një vjeçar e gjysmë (i lindur 11.04.2015), ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e veturës këmbësori ka mbetur pa shenja jete, ku drejtuesi i automjetit, po me të njëjtin automjet e dërgon në spitalin rajonal në Mitrovicë, dhe nga mjeku përgjegjës konstatohet  vdekja e fëmijës.

Loading...

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje me prezencë të prokurorit dhe nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, rezulton se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Sipas rrethanave të vendit të ngjarjes në kohën e aksidentit viktima (fëmija) ishte duke kaluar rrugën.

Trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, nuk është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, por iu është liruar familjarëve.

          I dyshuarit S. P., 42 vjeçar është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohet në Procedure të rregullt.