Ka filluar ndeshja historike ndërmjet Feronikelit dhe Milanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ka pak shikues në stadium megjithatë kjo nuk i ka penguar ata që të japin mesazhe për klubin italian.

“Mirë se erdhët në tokën kuqezi” është njëri prej mesazheve që tifozët kanë paraqitur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Është duke u luajtur ende pjesa e parë ku rezultati ende qëndron 0:0 me ekipin italian që ka iniciativën./Indeksonline/