Ministrja hasret në qeverinë Haradinaj

Qeveria e Ramush Haradinaj numëron pas vetës 22 ministri. E fundit që u shtua ishte ajo e Zhvillimit Rajonal, e që synimi i saj do të jetë zhvillimi plotësues i regjioneve më pak të zhvilluara në Republikën e Kosovës.

Loading...

Kështu, Qeveria Haradinaj ka vetëm një ministre grua, Dhurata Hoxhën e cila drejton Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Ani pse gjatë këtyre muajve kishte shkarkime e emërime të reja, fatkeqësisht nuk iu besua politikaneve- femra qoftë edhe një dikaster tjetër për ta udhëhequr.

Adelina Hasani nga KDI thotë se kjo tregon që çështja e barazisë gjinore nuk është marrë seriozisht nga kjo qeveri.

“Duke marr parasysh që kemi vetëm një grua ministre në qeverine Haradinaj, tregon shumë që çeshtja e barazisë gjinore nuk është duke u marr seriozisht nga kjo qeveri. Mirepo, kjo gjendje është e njejtë edhe në nivelin lokal të qeverisjes.”, ka thënë ajo në një bisedë për Indeksonline.

Sipas saj, edhe pse gjatë  fushates politike kemi degjuar shumë premtime për respektimin e barazisë gjinore dhe perfshirje të barabartë të burrave dhe të grave në vendimmarrje, shohim se kjo ka qenë vetëm një diskurse i perdorur gjatë fushates zgjedhore.

“Ështe e rendesishme qe të kemi gra në vendimmarrje, pasi që mungesa e grave në vendimarrje ka ndikuar që i gjithë diskursi publikë dhe politikë të krijohet dhe të formësohet nga burrat. Kjo qeveri është e dominuar nga burrat, mirëpo është e rëndesishme të ceket që pjesëmarrja e barabartë e grave dhe burrave në vendimmarrje domeso ndikon në eliminimin e diskriminimeve të shumta gjinore në jeten sociale dhe ekonomike qe perballen ato.”, ka shtuar tutje ajo.

Ndryshe, e fundit që ishte larguar nga posti i saj si ministre ishte Albena Reshitaj, e cila aktualisht po jep kontriburin e saj si këshilltare e kryeministrit Haradinaj. /Indeksonline/