Ministri Shala zbulon nëse do të hiqet taksa

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka zbuluar nëse do të hiqet taksa pas presioneve nga ndërkombëtarët.

Loading...

Ministri Shala ka mbajtur një konferencë në lidhje me konkurueshmërinë dhe gatishmërinë për eksport e financuar nga Banka Botërore, shkruan gazetametro.net

“Ky projekt i financuar nga Banka Botërore për periudhën 5 vjeçare shihet si mundësi reale për ndërmarrjet tona që ky projekt t`ju ndihmoj në rritjen e aftësive të tyre eksportuese dhe të jenë më të konkurrueshëm në treg. Ky projekt i ka tri komponentë. Rritja e aftësive dhe mundësive të ndërmarrjeve tona për eksport, përmirësimi i Infrastrukturës kombëtare të cilësisë dhe rritja e reformimit të sistemit të inspeksionit. E ri-konfirmoj vullnetin tim, të MTI-së dhe qeverisë në implementimin e këtij projekti të Bankës Botërore që do të ndikoj drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit afarist të Republikës së Kosovës”, tha ministri Shala.

Në lidhje me atë nëse presionet nga ndërkombëtarët do të bëjnë që të hiqet taksa ndaj Serbisë, Shala ka bërë të ditur se kjo nuk do të ndodh.

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur qeveria vendimet i merr vet dhe vendimi do të jetë në fuqi” tha Shala. /gazetametro.net