Ministri Gashi në Skenderaj për restaurimin e dy objekteve të rëndësishme kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar tri memorandume mirëkuptimi, dy në fushën e trashëgimisë kulturore dhe një në fushën e sportit.

Loading...

“Janë edhe dy projekte të tjera të cilat janë në kuadër të trashëgimisë kulturore, është rikonstruktimin e kullës së Shaban Manxhollit në fshatin Mikushnicë që do të jetë njëra prej projekteve shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në këtë trevë. Gjithashtu, do të kemi edhe restaurimin e akademisë së parë ushtarake të UÇK-së në Açarevë, që për mua është një kënaqësi e veçantë se si Ministri ta financojmë këtë projekt edhe për shkak të kujtesës tonë kolektive që përmban ky objekt”, ka thënë ministri Gashi./Drenicapress.info