Ministrat Çollaku dhe Veliaj flasin për avancim të bashkëpunimit bilateral

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Erion Veliaj, me të cilin biseduan për avancimin e bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian si dhe bashkërendimin e punëve në kontekst të mbledhjes së dytë të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministri Çollaku është shprehur mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë për Kosovën në procesin e Integrimit Evropian. Fryt konkret i kësaj përkrahje dhe bashkëpunimit të mirë është puna e përbashkët në përkthimin e legjislacionit të BE-së. Kosova ka pranuar deri tani 1,500 faqe të përkthyera nga Qeveria Shqiptare.
Ministri Çollaku përsëriti se Republika e Kosovës është e gatshme të nënshkruaj MSA-në dhe të përmbush këtë vit të gjitha obligimet në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave.
Në anën tjetër Ministri Veliaj, konfirmoi përkrahjen e Qeverisë Shqiptare për Kosovën, me theks të veçan në forcimin e forumeve të reja për koordinim më të mirë të angazhimeve të përbashkëta dhe rritjen e shkëmbimit.