Më 15 qershor në Prishtinë do të zbarkojnë yjet shqiptare të futbollit, Granit Xhaka dhe Milot Rashica, për të zhvilluar një ndeshje miqësore për nder të 20-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit, raporton Zëri.info.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është detyruar që për shkak të këtij takimi, t’i shtyjë për disa ditë pushimet.

“Do ta zhvillojmë një ndeshje në Prishtinë. Më kanë kontaktuar nga Komuna e Prishtinës dhe unë kam pranuar me kënaqësi. I kam shtyrë për disa ditë pushimet, mirëpo ia vlen”, ka thënë Milot Rashica pas ndeshjes Kosovës – Bullgari për mediat kosovare, përcjell Zëri.info.

Image
Milot Rashica i cili aktivizohet në Werder Bremen në ndeshjen e fundit ndaj Bullgarisë ka shkëlqyer duke e realizuar edhe një gol në fitoren e Kosovës me rezultat 3:2 në Prishtinë. /Zëri.info