Milot Rashica ka zemër të madhe, paguan miell për familjet në nevojë

Kryetari i klubit të futbollit Vushtrria, Naser Imeri, e ka marr një iniciativë humane.Në rast se shtrenjtohen çmimet, ai ka marrë iniciativë, që të grumbullojë miell për familjet në nevojë.

Loading...

etëm për tri orë janë paguar 30 mijë kilogram miell.“Është bërë një solidarizim i qytetit tonë në përkrahje të Qeverisë për rritjen e taksës 100 për qind për produktet serbe. Kam marrë iniciativë se në rast se shtrenjtohet miell, të jemi gati për familjet në nevojë”, ka thënë Naser Imeri për RTV Dukagjini.

Pjesë e kësaj iniciative ka qenë edhe futbollisti i Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, i cili ka dhuruar 1 mijë kilogram miell, si dhe kryetari i Vushtrrisë i cili ka dhuruar 300 kilogram miell. /Insporti.com/