Miliarderi i njohur shqiptar në zyrën e Lladrovcit |Foto

Pronari i ri i kopmanisë së njohur Feronikeli, Saimir Mane po qëndron në Drenas, shkruan Gazeta Drencia Press

Loading...

Mane është pritur nga i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lidhur me këtë vizitë në komunën e Drenasit, Lladrovci shkruan:

Takimi me z. Saimir Mane, pronarin e ri të Ferronikelit, dhe ardhja e tij në Komunë, ishte shumë inkurajues. Rikthimi i Ferronikelit, gjigandit të komunës tonë në burim të të mirave për mijëra familje dhe rikthimin e vëmendjes për investitorët tjerë potencial, është shumë premtues.

Z. Mane, ka dëshmuar se është ndërmarrës i pashoq, i suksesshëm dhe plot energji. Ne e përgëzuam për gjithë sukseset e tij në Shqipëri dhe jashtë saj, duke i ofruar mirëseardhje dhe sukses në komunën tonë.

Unë i ofrova mbështetjen time të plotë, nga ana e komunës, duke theksuar se jemi shumë të interesuar për rivitalizimin e plotë të Ferronikelit, por edhe të shtimit të kapaciteteve prodhuese, ashtu siç është zotuar në opinion Z. Mane.

Po ashtu, e ftova Z. Mane, të shoh mundësitë e investimeve në Parkun e ri të biznesit, ngase, theksova në takim, punësimi i qytetarëve nga komuna jonë është prioritet.

E falënderova Z. Mane për vizitën, duke uruar për realizimin e projekteve të tij sa më shpejt, në funksion të zhvillimit të Ferronikelit dhe komunës tonë, si dhe fuqizimin e biznesit të tij në Drenicë. /Drenica Press/

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, car and outdoor