Dua Lipa do mbajë sërish festivalin “Sunny Hill” në Kosovë, ku ka ftuar emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.

Me anë të një postimi në Instagram, Dua njoftoi sot se Miley Cyrus ka pranuar ftesën dhe do performojë në Kosovë më 7 korrik.

Përvec fansave nga Kosova e Shqipëria që tregonin sa të lumtur ishin për këtë lajm, kishte dhe reagim nga serbët.

Disa përdorues të Twitter e kanë cilësuar Kosovën si Serbi. Madje një koment thoshte: “Mirë se të vish në Serbi Miley”.

Duket se ata nuk janë aspak të lumtur që Miley Cyrus do performojë disa prej hiteve më të mëdha për publikun shqiptar e të huaj në Prishtinë.

/Ora News.tv/

 

No tags for this post.